DURRËS, 4 tetor 2014 – Tashmë të dashur jo vetëm në skenë. Javën e kalur aktorët bukuroshë të telenovelës “Pasion i rrëmbyer” konfirmuan përmes rrjeteve sociale lidhjen e tyre të re. Aktualisht po kalojnë shumë kohë në skenat e të gjitha qyteteve meksikane me “Të drejtat e grave”.
“Ishte e thënë të ndodhte kështu dhe ndodhi. As vetë nuk e dime, por kur njeriu nis të ndjejë për dikë tjetër, gjërat avancojnë dhe duhen ndryshuar edhe mënyrat e sjelljes me personin që ke përballë”, është shprehur Sebastian-i gjatë një interviste televizive. Aktori argjentinas është i divorcuar dhe ka një djalë.
Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli kanë qenë gjithashtu protagonistë në telenovelën e famshme “Tereza”, kolona zanore e së cilës ishte ”Esa hembra es mala”, (Kjo femër është e keqe). Në telenovela dhe komedi, Angelique e ka torturuar bukuroshin Rulli. Le të urojmë që të njëjtën gjë nuk do ta bëjë dhe në jetë !
/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





