DURRËS, 3 tetor 2014 –  Më 3 Tetor 1990 Gjermania ishte në fokusin e politikës ndërkombëtare.

Dy Gjermanitë u unifikuan dhe era e ndryshimeve preku mbarë Evropën Lindore. Prej 24 vjetësh gjermanët e përkujtojnë datën, e cila dikur i përloti dhe i emocionoi aq shumë.

Tashmë 3 Tetori është festa e tyre kombëtare. Atë natë, pak para shpërthimit të fishekzjarreve, ish-presidenti Richard von Weizsacker e u shpreh:

“Ne gjermanët jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë tonë, dhe duam t'i shërbejmë paqes në një Evropë të bashkuar”.

/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/