3 Tetor 2014 – Në miratimin e rezolutës për Shqipërinë, të pranishëm në Asamble ishin edhe përfaqësues të opozitës dhe të mazhorancës. Nga Strasburgu, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi se në këtë rezolutë, KiE ka kërkuar nga mazhoranca konsesnus dhe bashkëpunim me opozitën, sepse në të kundërt ka ndikim në zhvillimet e mëvonshme.

“Nëse kjo qeveria nuk do ta kuptojë se KiE nuk tolerënon që të vazhdohet më tujtje me këtë frymnë mosbashkëpunim me opozitën , duke e vënë opozitën në një situatë që nuk mund të gjejë më hapësira në parlament, sigurisht kjo do të bëjë një shqetësim të vazhdueshëm dhe do të ndikojë në zhvillemt e mëvonshme.”

Bylykbashi tha se mazhorancës iu kërkua që mos përdorë shumicën për të anashkaluar opozitën, dhe sipas tij e rëndësishme në këtë rezolutë ishte futja e termit “Konsensus”.

“Në mënyrë të veçante, i kërkoi mazhorancës që mos të përdorë shumicën e saj për të anashkaluar opozitën dhe të kërkojë konsensusin në miratimin e ligjeve të rëndësishme. Nga ndryshimet që u bënë dje, kryesore ishte futja e termit “konsensual”. Pra çdo gjë që duhet bërë, ata kërkojnë që të bëhet me konsensusin e opozitës dhe jo siç ka ndodhur deri tani.”

/Ora News/