DURRËS, 3 tetor 2014 – Edhe pse nuk ishte martuar, por bashkëjetonte me një burrë, ajo ia mbath jashtë shtetit dhe braktis foshnjën, një rast tjetër, që dëshmon për krizën e rëndë që po përjeton familja shqiptare.
Blutë e Durrësit bëjnë të ditur se policia kufitare dhe migracionit, pasi ka verfikuar në kompjuter listën e të kërkuarve, ka prangosur më 2 tetor 2014, rreth orës 8:40 paradite, te terminali i trageteve në portin e Durrësit, Esmeraldë Kiptiun, 25 vjeçe, banuese në Durrës.
Nëna e re u shpall në kërkim më 23 shtator 2014, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim bashkëjetuesi i saj A. M., i cili denoncoi largimin e saj jashtë shtetit, duke braktisur kështu fëmijën e mitur.
Kodi Penal shqiptar ka përcaktuar si krim braktisjen e fëmijës së mitur.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





