DURRËS, 3 tetor  2014  –  Arjan Ndoj, 32 vjec banues me dokumenta të rregullta në qytezën e Castel D’Arios (Castel d’Ario) në Provincën e Mantovës, të enjten në darkë, më 2 tetor 2014 ra në sy të karabinierisë, sepse po ngiste me shpejtësi mbi kufirin e lejuar, një BMW me drejtim nga Verona për në Mantova. Karabinierët ngritën postblloqe në pikat nevralgjike të provincës. BMW-ja ndeshi në një postbllok,dhe e theu atë  duke u ndjekur kështu nga karabinierët. Pas rreth një kilometri ndjekjeje, karabinerët e bllokuan makinën. Gjatë kontrollit të BMW-së ata gjetën dy paketa të vogla, në të cilat kishte mbi një kg kokainë të pastër.

Pas arrestit të Arjanit u ushtrua kontroll në banesën e tij. Në banesë u gjetën materiale, që shërbejnë për ambalazhimin e drogës. U kapën edhe 4 200 euro kesh, që dyshohet se janë fryt i trafikut të drogës. Pas arrestimit Arjani u dërgua në burgun e Mantovës.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/