3 tetor 2014 – Bernie Ecclestone shumë shpejt mund të mos jetë më pjesë e Formula 1. Lajmin e bujshëm e jep britanikja “Daily Mail”, e cila sipas burimeve të saj pranon, se bosi i garave më të njohura automobilistike në botë shumë shpejt mund të mos jetë më pjesë e bordit drejtues, pavarësisht se në gusht u gjykua si i pafajshëm ndaj akuzës së rryfshtetit për të drejtat televizive.
Në momentin që Ecclestone do të lirohej nga akuzat atëherë ai do të kishte mundësinë të rimerrte postin e drejtuesit në Formula 1, por tashmë duket se janë vetë njerëzit afër tij të cilët nuk dëshirojnë rikthimin e tij. 84 vjecari madje nuk po gjen mbështetje as nga Donald Mackenzie, i cili ka qenë gjithmonë një admirues i Bernit. Mackenzie i pyetur madje për këtë cështje nuk dha asnjë prononcim duke mos përkrahur ish-mikun e tij. Daily Mail zbulon se shumë shpejt Ecclestonin do ta largojnë nga posti i tij. Ecclestone pritet të jetë sërish i pranishëm për të ndjekur nga afër garat e Formula 1 në Cmimin e Madh të Rusisë, ku do të inaugurojë dhe cirkuitin e Socchit, por sipas të gjitha gjasave ky mund të jetë viti i fundit i tij në botën e garave automobilistike.





