3 tetor 2014 – Një ditë para ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, më 14 tetor, do zhvillohet edhe një miqësore mes legjendave të futbollit të dy shteteve, me synimin për të zbutur disi atmosferën e "nxehtë".
Prej kuqezinjve do marrin pjesë ish-futbollistë dhe disa prej të cilëve, aktualisht mbulojnë poste zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ndërkohë, sa i përket trajnerit që do drejtojë Shqipërinë, mësohet se do jetë Vasil Bici.
Takimi do ketë si synim për të përçuar respektin sportiv mes kundërshtarëve dhe mesazhi do jepet pikërisht prej ish-futbollistëve që kanë lënë gjurmë në kombëtaret respektive.
Gjithsesi, për kuqezinjtë do mungojnë figurat kosovare të futbollit që nuk kanë arritur të luajnë me përfaqësuesen tonë.





