3 tetor 2014– Pas lajmit të publikuar një ditë më parë në media se prezantuesja e mirënjohur Rudina Magjistari ishte shtatzënë, menjëherë ka reaguar kjo e fundit.
Mediat rozë shkruanin se Rudina po priste të sillte në jetë një fëmijë dhe se këtë burim e kishte konfirmuar një mik i ngushtë i saj.
Mjaft e irrituar, prezantuesja ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të përgënjeshtruar këtë lajm.
“Unë tani e mora vesh ç'qenka bërë sot. Po si s'u lodhën me thashetheme këta njerëz! Dhe si gjithmonë, gazetat e marrin vesh para të zotit. Madje, madje edhe para se të ndodhë. Ç'muhabet!", shkruan Rudina.





