3 tetor 2014  –  Belen Rodriguez tashmë është e njohur për kritikat që ka marrë nga fansat në rrjete sociale dhe sharjet më pas që kanë ardhur nga ana e saj. Por këtë herë ajo është treguar më miqësore teksa ka thënë se nuk është faji i saj që ajo është e bukur. 

Modelja ka vendosur t’u përgjigjet kritikëve të shumtë, në lidhje me paraqitjen e saj provokuese në publik. “Nuk kam faj që jam kaq seksi. Zoti më ka falur një trup dhe një bukuri të tillë dhe e falenderoj për këtë. Nuk i intereson askujt se çfarë bëj unë, a zhvishem apo jo, është vendim i imi dhe vetëm i imi”, është shprehur ajo. 
Edhe më herët shumë fansa e shanin për zhveshjen, apo në lidhje me fotot e shumta që ajo publikonte në Instagram teksa ishte pranë burrit të saj. Por ajo asnjëherë nuk ri në heshtje dhe i'a kthen me të njëjtën monedhë.