3 tetor 2014 – Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri është përballur me një incident vetëm pak ditë pas publikimit të videoklipit më të ri.
Nuk ka kaluar as një javë nga publikimi i këngës “Ndjenjë tjetër”, një baladë mjaft e bukur dhe një videoklip që u vlerësua si ndër më të arrirët, por e kaluara problematike e këngëtares me ish-menaxherin Besfort Hasanaj, është rikthyer sërish në një problem.
Nëse klikon në kanalin muzikor “You Tube”, kënga e Dafinës nuk dëgjohet as në versionin audio, madje ekziston një version ku shkruhet “Paguaj borxhin”.
Pritet me kuriozitet reagimi i këngëtares për këtë incident dhe se si do të veprojë për të zhbllokuar videoklipin në mënyrë që fansat e saj ta dëgjojnë sa herë të duan.





