3 tetor 2014 – Princi William së bashku me Kate Middleton kanë vendosur që të denoncojnë një fotograf, i cili është bërë shumë i bezdisshëm për to, pasi në çdo moment ju gjendet nga pas.
Dukesha e Cambridge, Middleton aktualisht është shtatzënë, në pritje të fëmijëve te dytë. Zëdhënësi i Buckingham Palace, James Roscoe ka dhënë një deklaratë ku në emër të Princ William dhe Middleton i bën thirrje papracëve të lënë të qetë vogëlushin, George për të mos rënë pre e fotografive së bashku me kujdestaren e tij.
Duka dhe dukesha e Cambridge, kanë bërë me dije se George është ende shumë i vogël për të qenë personazh publik, pasi do të ketë kohë të prezantohet në media dhe të luaj rol të rëndësishëm kur të jetë më i madh.
Ata kanë deklaruar se anjë prind nuk do të lejonte që fëmija i tyre të shqetësohej në momentin që ai është duke luajtur në një park publik të mbushur me fëmijë.





