DURRËS, 3 tetor 2014 – Andi Sula, 30 vjeç dhe Dashamir Hysa, 25 vjeç, në zbatim të procedurës së gjykimit të shkurtuar, u dënuan nga Gjykata e Ankonës me nga 40 muaj burg secili me akuzën e grabitjes me dhunë.
Më 20 mars 2014 dy hajdutët u kapën në flagrancë nga e zonja e shtëpisë, ndërsa po vidhnin një apartament në periferi të Savonës.
Andi kërcënoi me kaçavidë të zonjën e shtëpisë dhe djalin e saj 4-vjeçar, në mënyrë që ajo mos jepte alarmin, gjithsesi karabinierët arritën të zbulojnë identitetet e dy grabitësve.
Pas arrestimit të tyre u ushtrua kontrolli i banesave të dy grabitësve.
Në banesa u gjetën unaza ari, varëse, zinxhirë floriri, veshje markash të njohura deri edhe peliçe të gjitha të vjedhura në banesa të ndryshme.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





