DURRËS, 3 tetor 2014 – Policia e Tiranës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm Maksim Liçon, kreun e shoqatës ‘Jetimët në fokus’ i cili kërkoi favore seksuale nga një i mitur në shkëmbim të strehimit.
Skandali me kreun e shoqatës së jetimëve u denoncua nga emisioni investigativ Fiks Fare në Top Channel ku nga përgjimet e telefonave dhe mesazheve të shkëmbyera në rrjetet sociale, Liço i kërkonte seks një adoleshenti 16 vjeçar në mënyrë që ta strehonte në qendrën që vetë drejtonte.
Pasi sekuestroi materialin e transmetuar nga “Fiks Fare”, prokuroria ngriti dy akuza, ate te marredhenieve seksuale me te mitur, ngacmimit seksual, si edhe shperdorimit te detyres, nenet 105 dhe 108 te Kodit Penal. Masa te rrepta ligjore ndaj Liços kishte kerkuar edhe institucioni i Avokatit të Popullit.
Dyshohet se në këtë skandal seksual janë perfshire edhe persona te tjere.
/marrë nga gazeta"Shqip"/





