DURRËS, 3 tetor 2014 –  Përmes një editoriali të gjatë të publikuar në profilin e tij në faqen e vet në Facebook kryeministri i vendit Edi Rama ka ironizuar protestën e deputetëve demokratë për shembjen e monumentit Obelisku i Demokracisë apo siç njihet ndryshe Monumenti i dy gishtave në Kavajë. Duke i cilësuar ngrehina të tilla të mbjella anekënd Shqipërisë, SI shprehja më e sinqertë e dekompozimit të Realizmit Socialist në trajtën e përçudnuar të një Realizmi Demokratik Rama i krahason deputetët e PD para monumentit të shembur në Kavajë, me një tufë sigurimsash pranë bustit të rrëzuar të Enverit.

/marrë nga gazetashqip/