DURRËS, 3 tetor 2014 –    Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 63-vjeçar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën 11-vjeçare të bashkëjetueses 

së djalit të tij. Bëhet fjalë për Feçorr Kiptiun, banues në lagjen "20 Tetori" të këtij qyteti, i cili u arrestua mbrëmjen e së mërkurës për veprën penale "Kryerje të veprave të turpshme". 



Sipas policisë, Kiptiu u kap pas denoncimit të bërë nga nëna e të miturës. Mësohet se 63-vjeçari jeton së bashku me djalin dhe me gruan që i biri 

bashkëjeton. Mësohet se kjo e fundit ka qenë e martuar dhe ka një vajzë 11-vjeçare nga martesa e parë. 



Nëna e të miturës ka deklaruar para bluve se Feçorr Kiptiu e ka prekur vajzën e saj në vende imtime. Ndërkohë, 63-vjeçari ka deklaruar se "kjo është lojë e gruas me të cilën bashkëjeton im bir. Ata duan që të më nxjerrin nga banesa, ndaj kanë sajuar historinë". 

/marrë nga BalkanWeb/