Operacioni pas zbulimit të 300 kilogramë marijuanë në portin e Barit
Itali, 2 tetor 2014 – Roja e Financës e Rajonit të Puljes në kuadrin e operacionit antidrogë “ Terlicium” arrestoi 5 shqiptarë për trafik ndërkombëtar narkotikësh mes Shqipërisë dhe Italisë dhe kryesisht në provincat e Barit, Molfetta dhe Trani.
Ky operacion nisi me sekuestrimin e 300 kg marijuanë në një kamion në portin e Barit dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, një Shqiptar nga Maqedonia. Grupi kishte qytetin e Terlizzi si bazë të tij.
Në konferencën për shtyp të financierëve italianë u bënë publike foto dhe emrat e 4 të arrestuarve. Ata janë: Rrok Qushku, Armand Xhani, Vidjan Gjoni dhe Gentjan Xhani.
/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





