Itali, 2 Tetor 2014 – Gjykata e Ankonës dënoi në 2 tetor 2014 Sulejman Llushin, 58 vjec me 43 muaj burg dhe 12 000 euro gjobë për trafik ndërkombëtar droge.
Sulejmani në 22 maj 2014 u ndalua nga policia ndërsa po udhëtonte drejt vendkalimit kufitar me Francën në Ventimilja ( Ventimiglia). Poshtë sedilies së pasme të makinës ju gjetën katër pako me heroinë puro me peshë mbi 500 gramë secila.
Kësaj sasie droge në rast shitje me pakicë i shkon vlera deri në 400 000 euro.
/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





