DURRËS, 2 tetor 2014 – Ju tashmë e dini se kafeina është një drogë, por nëse do të ndërgjegjësoheni realisht për efektet fiziologjike në trupin tuaj, do të alarmoheshit goxha. Duke qenë se kafeja vjen nga kafeina, ajo redukton performancën tuaj njohëse dhe ka një ndikim negativ në gjendjen shpirtërore. E vetmja mënyrë për t‘u rikthyer në gjendje normale është të pini kafeinë, dhe pasi ta pini atë, do të ndiheni sikur po ngjiteni drejt lartësive të reja. Por kjo zgjat vetëm për pak kohë. Gjithashtu kafeina shkakton çlirimin e adrenalinës – çka do të thotë, burim i përgjigjes "me luftë". Dhe ç’është më e rëndësishmja; në momentin që kafeina bëhet pjesë e sistemit trupor është shumë e vështirë për ta larguar. Nëse rituali i mëngjesit tuaj përshin një filxhan kafe në 07:30, atëherë kjo nënkupton se 25% e kafeinës do të qëndrojë brenda trupit tuaj deri në 19:30 të mbrëmjes. Këshilla është vetëm një: reduktoni konsumin e kafeve gjatë ditës.
/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





