DURRËS, 2 tetor 2014 – Gjykata mbretërore angleze dënoi për trafik kokaine tre shqiptarë.
Ata janë:Aldi Zeneli, 31 vjec u dënua me 5 vjet burg. Ervis Salaj, 29 vjec u dënua me 7 vjet burg dhe Flamur Gashi, 34 vjec u dënua me 12 vjet burg.
Tre të dënuarit trafikonin kokainë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar duke përdorur dy vetura, një Audi Q6 dhe një Mercedes-Benz ML të modifikuara posaçërisht për transportin e drogës. Policia bllokoi dy automjete dhe gjeti 4 kg kokainë puro të fshehur në to. Vlera e kokainës me çmim pakice shkon në 800.000 stërlina.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





