DURRËS, 2 tetor 2014 – Sherr me mjete të forta pastaj kërcet kallashi, por fatmirësisht pa viktima.
Drejtoria e policisë e shtetit e qarkut të Durrësit bën të ditur se më 2 tetor 2014 arrestoi Branimir Sabliqin, 28 vjeç, banues në fshatin Fermë Sukth për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Blutë thonë se më 2 tetor 2014, rreth orës 00:30 të mesnatës, në një lokal në fshatin Sukth, të cilin Sabliqi e kishte me qira së bashku me vëllezërit e tij, ka pasur një konflikt me shtetasit A. S. dhe K. G..
Fillimisht të dy palët kanë qëlluar me mjete të forta njëra-tjetrën.
Pas kësaj bashkëpronari i lokalit ka shkuar në banesën e tij në fshatin Sukth dhe. pasi ka marrë një automatik Kallashnikov, të cilin e mbante pa leje, është kthyer në lokal dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve A. S. dhe K. G., të cilët po largoheshin me automjetin e tyre.
Si pasojë e konfliktit ndërmjet palëve kanë pësuar dëmtime me mjete të forta shtetasit S. S., A. S. dhe K. G.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për plagosje së lehtë me dashje ndaj S. S., 26 vjeç, banues në Fermë Sukth; K. G., 37 vjeç, banues në Shijak; A. S., 29 vjeç, banues në fshatin Borakë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





