DURRËS, 2 tetor 2014 –  Për dy ditë më radhë, më 1 dhe 2 tetor 2014, kanë dhuruar gjak 50 punonjës të Autoritetit Portual Durrës, njoftoi zyra e shtypit.

Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe bankën lëvizëse të gjakut,

dhurimi i gjakut u realizua në kushte optimale higjienike, në prani të stafit mjekësor të portit, në gatishmëri për çdo emergjencë.

Fillimisht çdo dhurues iu nënshtruan matjes së tensionit arterial, temperaturës dhe nivelit të hemoglobinës për të përcaktuar gjendjen shëndetësore para dhurimit.

Pas dhurimit vullnetar të gjakut “Banka e Gjakut”, do të pajisë çdo dhurues me kartelën e rezultateve të analizave të gjakut që përfshijnë disa të dhëna kryesore, si  (grupin e gjakut dhe rezusin, kolesterolin, proteinat totale, hepatitet B dhe C, Hiv1, Hiv2 etj.).

Dhurimi vullnetar i gjakut nga punonjësit e APD-së tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/