DURRËS, 2 tetor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 1 tetor 2014, ora 1.00 pas mesit të natës, u kap Bledar Llazo, 36 vjeç, banues në Durrës.
U shpall në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë më 8 shtator 2014 për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë së Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





