DURRËS 2 tetor 2014 – Durrës. Blutë janë vënë në ndjekje të piratëve që shkelin të drejtën e autorit.
Sipas zëdhënëses së shtypit të policisë së Durrësit, më 1 tetor 2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për A. M., 43 vjeç, banues në Durrës.
Rreth orës 12.30 të së mërkurës, gjatë një kontrolli të ushtruar në një ambient të marrë me qira në lagjen nr. 4 Durrës, rezultoi se A. M. riprodhonte këngë dhe filma, që i merrte nga interneti, i përpunonte duke i hedhur në CD e më pas i shiste.
U sekuestruan 3 000 copë CD dhe një njësi qendrore kompjuteri.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





