DURRËS, 2 tetor 2014  –   Amal shkëlqeu ditën e dasmës së saj. Për të bërë zyrtar, bashkimin midis saj dhe aktorit holliwoodian Clooney, sipas ligjit italian, avokatja britanike zgjodhi të vishte një kostum të bardhë dypjesësh të stilistes Stella McCartney, gjatë ceremonisë së shkurtër civile.

George dhe Amal përfunduan festën e tyre tre- ditore të dasmës në Ca'Farsetti , një Pallat i bukur i shekullit të 14-të në Venecia . Walter Veltroni – i cili zyrtarizoi martesën e tyre të shtunën – kreu ritualin. Ndërsa dëshmitar i ceremonisë ishte  Alessandro Greco, i cili shoqëronte çiftin në gondolë gjatë qëndrimit në Venecia.

 

/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/