–         Për 22-vjeçarin Andi Leka gjykata e Bergamos ka lëshuar urdhër arresti më 2 gusht 2014, akuzohet për veprat penale të organizatës kriminale dhe shfrytëzimit të prostitucionit

DURRËS, 2 tetor 2014 –  Blutë e Durrësit arrestojnë një të kërkuar për llogari të drejtësisë italiane.

Sipas një njoftimi zyrtar të Drejtorisë së Policisë së shtetit për qarkun e Durrësit, të enjten, më 2 tetor 2014, seksioni për trafiqet e paligjshme Andi Lekën, 22 vjeç, banues në lagjen nr. 8 Durrës.

22-vjeçari u shpall në kërkim nga Interpoli më 26 shtator 2014, pasi gjykata italiane e Bergamos ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti më 2 gusht 2014.

Durrsaku akuzohet për veprat penale të organizatës kriminale dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Për këto figura krimi kodi penal italian dhe ligji 75/58 parashikon maksimum dënimi prej 12 vjet burgim.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/