Itali, 2 Tetor 2014 – Organet ligjzbatuese italiane që nga e hëna në një sërë konferncash shtypi po reklamojnë suksese të jashtëzakonshme në luftë kundra bandave shqiptare dhe jo vetëm të specializuara për trafikun e drogës. Pas konferencës së shtypit për arrestimin e 36 trafikantëve shqiptarë, italianë dhe nordafrikanë, sot në dy konfernca të ndryshme shtypi njoftohet për të tjerë shqiptarë dhe italianë të arrestuar si narko-trafikantë.

Konferenca e parë e shtypit njoftoi se një bandë shqiptare narko-trafikantësh me qendër në Aosta, por me aktivitet edhe në Torino, Lodi, La Spezia, Vipiteno e Vigevano u netrualizua nga Roja e Financës. Bandës ju kapën 23 Kg. kokainë e pastër, pasuri të patundshmë me vlerë 2,5 milion euro, 55 000 euro kesh, 19 celularë tip smart-phone, 8 navigatorë satelitarë, disa vetura luksoze etj. Krahas 17 shqiptarëve të arrestuar, po hetohen edhe 66 persona të tjerë si të lidhur me këtë bandë.

Në konferencën e shtypit nuk jepen emra të pjesëtarëve të bandës me përjashtim të emrit të Alfred Sulës i lindur në Milot në 23 shkurt 1979.Gjithsesi janë bërë publike vetëm foto e 4 pjesëtarëve të kësaj bande. Për zbulimin e aktivitetit të kësaj bande u përdorën edhe metodat special të hetimit si përgjim telefonash, përgjim në veturë, përgjim në banesë apo përgjim ambjental. U zbulua njëkohësisht edhe mesazhet që jepeshin me fraza të koduara si për shëmbull: 

"O shoku në orën nëntë kam prenotuar fushën e futbollit. Shihemi atje që të lujm".

Më këtë kod lihej ora dhe vendi i takimit për të marrë ngarkesën e rradhës me kokainë. Ngarkesa me kokainë vinte nga Shqipëria e ambalazhuar në pako një kilogramshe . Këto ngarkesa ishin pjesë e një maksi-ngarkese të ardhur nga Ekuadori në Shqipëri me kontejner. Priten të tjera arrestime të komponentëve të bandës, që i shpëtuan valës së parë të arrestimeve.

/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/