I mbijetoi tragjedisë në Letonisë rreshteri Julian Kapaj ka përkujtuar dy kolegët e ndjerë që nuk jetojnë më përmes një postimi në “Facebook”.

Dita e sotme shënon dhe dy vjetorin e ngjarjes tragjike që i mori jetën dy ushtarakëve shqiptar me shërbim në bazën e NATO-së në Letoni.

Nëntetarja, Zarife Hasanaj dhe majori, Klodian Tanushi, me detyrë Komandanti i kontingjentit shqiptar të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, ndërruan jetë si pasojë e shpërtrhimit të një mine gjatë një operacioni të NATOS.

Në vendngjarje ishte dhe rreshteri Julian Kapaj, i cili është i vetmi i mbijetuar në këtë ngjarje të rëndë. 

“Shpirti i vëllait. Sot bëhen 2 vite pa ty . Lavdi Dëshmorit të Atdheut Klodian Tanushi dhe motrës Zarife Hasanaj. Ju qoftë dheu i lehtë ! Do jeni përherë në zemrën time” !