Mësohet identitet i gruas e cila u ekzekutua në mënyrë makabër nga bashkëshorti i saj në qytetin e Elbasanit. Burime bëjnë me dije se ajo është shtetasja 54-vjeçare Liljana Buzo, ndërkohë që bashkëshorti i saj është ish-polici 68-vjeçar Koço Buzo.

Sipas raportimeve  mësohet se shtetasi Koço Buzo, ka qëlluar me armë zjarri në trup bashkëshorten e tij, Lindita Buzo dhe ka tentuar t’i presë fytin me thikë, ndërsa menjëherë më pas është neutralizuar nga forcat e policisë. Mësohet se gruaja ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit pas plagëve të shumta në trup.

Çifti ishte në proces divorci, pas mosmarrëveshjeve për motive xhelozie.

Po sipas raportimeve mësohet se autori ka qëlluar me 3 plumba dhe drejt avokatit të gruas, Gëzim Tocilla i cili është plagosur i cili dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.