Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Elbasanit, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri në afërsi të Gjykatës së qytetit.
Shtetasi Koço Buzo., me profesion ish-polic ka qëlluar me armë zjarri në trup bashkëshorten e tij dhe ka tentuar t’i presë fytin me thikë. Mësohet se gruaja ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit.
Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.





