9 shtator 2014 – Pamjet shqetësuese të një vrasjeje janë përhapur në internet duke vërtetuar edhe një herë se kriminelët nuk do të ndalen. Pamjet nga videoja tregojnë një grup kriminelësh, të cilët në mes të ditës në rrugë vrasin një djalë të ri.
Në fillim të filmimit janë paraqitur dy djem duke folur me njeri tjetrin, nderkohe qe pas disa sekondave ndalon një makinë e zezë nga e cila dalin tre njerëz me maska qe qellojne ne drejtim te njerit prej djemve duke e lene të vdekur në vend.
Edhe pse nuk është e konfirmuar, përdoruesit e rrjeteve sociale theksojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në Portugali, kohe me parë, por vetëm tani pamjet e frikshme janë shfaqur në internet.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





