Tiranë, 7 shtator 2014 – Stuhia me shi që zgjati vetëm disa minuta në kryeqytet shkuli dhe pemë. Bëhet fjalë për Bulevardin e Dëshmorëve ku u desh pak çaste që era të shkulte një pishë anash rrugës.
Pisha është rrëzuar me fuqi të madhe duke zënë dhe një motor të parkuar atypari, por fatmirësisht pa zënë nën vete njerëz.
Ne fotot qe servir BalkanWeb shihen qartë dëmet që kanë shkaktuar kapriçot e motit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





