Australi, 7 shtator 2014 – Eshte zgjuar pas nje jave nga koma dhe ka nisur të flasë në mënyrë të përkryer gjuhën kineze.
Kjo është historia e rrallë e një të riu nga Australia
Ben McMahon nga Melbourn, pësoi aksident me makinë dhe ra në koma për 1 javë.
Kur u zgjua, ai zbuloi se mund të fliste shumë rrjedhshëm kinezshe, madje një dialekt tepër të njohur siç është Mandarin.
Ben e kishte studiuar në shkollë këtë gjuhë, megjithatë ai nuk kishte qenë asnjëherë i mirë në mësime.
Ndërsa sot ai mund ta flasë më mirë se gjuhën mëmë.
Kjo nuk është hera e parë që një person çohet nga koma dhe është i aftë të komunikojë rrjedhshëm në një gjuhë tjetër.
Vite më parë një vajzë u zgjua nga koma dhe fliste rrjedhshëm gjermanisht, ndërsa nuk mund të fliste më në gjuhën mëmë.
E njëjta gjë ndodhi vitin e shkuar me një burrë nga Amerika, i cili kur doli nga koma fliste vetëm suedisht.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





