Tiranë, 6 shtator 2014 – Prezantuesja e njohur e “Top Channel”, Arbana Osmani është në pritje të ëmbël.
Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Jamais Vu” të gazetarit Mustafa Nano, Arbana ka konfirmuar se është shtatzënë.
Emisioni i cili do të transmetohet këto ditë në televizionin “Oranews”, do të konfirmojë edhe me pamje deklaratën e Arbanës.
Mësohet se vetë moderatorja e dashur për shikuesit, është shprehur e lumtur nga ky lajm dhe e ka cilësuar si kurorëzim të dashurisë së saj me bashkëshortin Ardit Kero.
Për të përjetuar e qetë shtatzëninë dhe periudhën e mëmësisë, Arbana ka vendosur që të shkëputet përkohësisht nga ekrani.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





