Greqi, 5 shtator 2014 – Masat e shtuara të sigurisë rreth varrit gjigand të zbuluar në Amfipoli, në veri të Selanikut në Greqi, dëshmojnë se bëhet fjalë për një zbulim të jashtëzakonshëm. Arkeologët janë duke hyrë në thellësi të tij dhe pohojnë se janë pranë diçkaje të madhe, një varr i pasur, i cili deri më sot duket se nuk është prekur nga hajdutët.
Në gërmime marrin pjesë arkeologë nga vende të ndryshme të botës. Një arkitekt francez është shprehur: “Eshtë e mahnitshme. Duke parë arkitekturën shkëlqyer, sfinksat që qëndrojnë si roje në hyrje, dhe mozaikët e shkëlqyer, mund të them se është një varr i pasur, për një person të rëndësishëm".
Autoritetet lokalë thonë se “me zhvillimet e rrufeshme në këtë zonë, rrethi i Serresit mund të integrohet në monumentet botërore të njerëzimit”.
Ndërkaq gërmimet arkeologjike në kodrën Kasta do të vazhdojnë intensivisht, me prioritet në fortifikimin e gjetjeve arkeologjike dhe mbrojtjen e monumentit nga kushtet atmosferike.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





