Tiranë, 4 shtator 2014 – Dhuna familje ka shkuar në ekstrem në një çift bashkëshortësh në Tiranë.
Shkëlqim Hysa jo vetëm ka rrahur bashkëshorten e tij, por edhe e ka kafshuar në fytyrë.
“Gjeste të vërteta kanibalizmi ndaj gruas, e privoi nga një jetë normale. Kërkojmë arrest me burg për Shkëlqim Hysën”.Kështu u shpreh prokuroria sot në një seancë gjyqësore ndaj shtetasit Hysa, i cili akuzohet për plagosje të rëndë dhe dhunë në familje.
Viktima që ka vuajtur torturat e tij është vetë gruaja.
Pasi e ka rrahur dhe goditur në pjesë të ndryshme të trupit, Hysa e ka kafshuar në fytyrë, madje i ka këputur hundën.
Dëmtimet fizike kanë qenë aq të rënda sa organi i akuzës e cilësoi këtë vepër penale “Plagosje të rënde me dashje”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





