Durrës, 4 shtator 2014 – Dy ditë pas prangosjes së shtatë personave, pjesë e një rrjeti prostitucioni në zonën e plazhit në Durrës, në pranga ka rënë edhe anëtari i tetë.

Në vazhdën e operacionit “Klienti”, policia e Durrësit ka arrestuar 17 vjeçarin Mateo Dulaj, banor i lagjes nr.13, i akuzuar për “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur”, i cili ishte shpallur në kërkim që në datë 1 shtator.

Operacioni policor “Klienti” çoi në prangosjen e shtetasve Dorjan Cakrri, 21 vjeç; Armando Tahiri., 17 vjeç; Adenis Selimi, 24 vjeç; Sonila Ymeri, 31 vjeçe; Malvina Skurra, 17 vjeçe; Luljeta Peza, 22 vjeçe dhe Veljan Mazniku, 21 vjeç.

Në kuadër të hetimit dy mujor të policisë procedimi penal në gjendje të lirë për një 43 vjeçare nga Durrësit të akuzuar për “Moskallëzim krimi” si dhe 4 shtetas, klientë të prostitutave.

3 prostitutat e ushtronin aktivitetin e tyre në një hotel tek Ura e Dajlanit dhe klientelë e tyre ishin kryesisht pushuesit që frekuentonin plazhin e Durrësit.

Vajzat u ofroheshin klientëve kundrejt pagesave të ndryshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/