4 shtator 2014 –  May Myat Noe nga Burma, një bukuroshe e cila u shpall Miss Asia Pacific World 2014 gjatë muajit Maj në Korenë e Jugut.

Por duket se ky titull nuk i përket më, pasi May refuzoi të kryente një ndërhyrje kirurgjikale për zmadhimin e gjoksit.

Sipas Starlounge, pasi u kurorëzua si Miss, asaj iu “këshillua”që ti nënshtrohej kësaj ndërhyrje pasi kishte një dekolte shumë të vogël.

May nuk do të paguante asnjë nga xhepi i saj për operacionin.

10 mijë dollarët do të subsencionoheshin nga sponsorat, ashtu sikurse ka ndodhur me të gjithë fitueset në të shkuarën.

Sipas thashethemeve, ish- Miss është kthyer në Maynmar, së bashku me kurorën që vlen 100 mijë dollarë, duke refuzuar që ta kthejë mbrapsht me një justifikim:

“As që jam krenare për këtë kurorë. Nuk e dua një kurorë që vjen nga organizatorë me këtë lloj reputacioni, por nuk do t’ia jap mbrapsht koreanojugorëve derisa të më kërkojnë ndjesë”, deklaroi May Myat Noe.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/