Kushtet e qëndrueshme atmosferike, do të sjellin sot në pjesën më të madhe të vendit mot të kthjellet dhe kalime të pakta vranësirash.
Por sipas MeteoAlb, pritet që herë pas here vranësirat të zhvillohen duke krijuar mundësi për reshje të pakta në territor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.





