Durrës, 29 gusht 2014 – Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj një 50 vjeçari në Durrës.
Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se shtetasi A.H. rezulton administrator në një firmë ndërtimi me seli në Kazakistan.
Në kallëzimet e paraqitura në polici nga shtetas të ndryshëm rezulton se 50 vjeçari ka mashtruar 34 persona, duke iu premtuar punësim në Kazakistan.
Mësohet se në këmbim të vendeve të punës iu ka kërkuar edhe para, por premtimet e dhëna nuk i ka mbajtur dhe as paratë që kishte marrë nuk i ka kthyer.
Sipas policise, denoncuesit kane shkuar ne Kazakistan, jane njohur me kushtet e punes dhe te jeteses ne kete vend dhe kane konstatuar se jane mashtruar nga 50 vjeçari, pasi premtimet e dhena ne Shqiperi nuk perputheshin aspak me realitetin me te cilin po perballeshin.
Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësir për veprën penale të “Mashtrimit”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





