Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me sekuestrimin e një tjetër vile në zonën e Palasës në pronësi të Belinda Ballukut.
Sipas Lalës, momenti i parë ku emri i Ballukut lidhet me këtë vilë ka të bëjë me disa komunikime me e-mail mes saj dhe biznesmenit Alban Eftimi.
Në këto komunikime, Eftimi i tregon Ballukut se studioja e tij po punonte për përshtatjen e “vilave binjake” në Palasë, me synimin për t’i kthyer ato në ambiente luksoze. Gazetarja Lala thotë se në një prej e-mail-eve ai përshkruan konceptin e projektit, duke thënë se vila mund të kishte edhe një pamje që “ngjajë gjysmë si jaht”.
“Momenti i parë ku lidhet emri i Ballukut me ketë vilë ka të bëjë me disa e-mail-e që Alban Eftimi biznesmen ka shkëmbyer me zonjën Balluku ku ai tregon sesi studio e tij po punonte për ta përshtatur “vilat binjake” në Palasë dhe për t’i bërë ato luksoze. Madje ai thotë se mund të ngjajë gjysmë si jaht, i jep emrin e një hoteli shumë luksoz në Greqi, informon se do të bëj një tavolinë shumë luksoze të pjesa e pishinës dhe nëse do ta japësh me qira i thotë, ata do të ndihen tmerrësisht të lumtur personat që do ta marrin. Më pas i dërgon një email të dytë dokumentin prej 11 faqesh ku jep specifikime teknike që kanë të bëjnë me vilën”, tha Lala në News24.





