Itali, 29 gusht 2014  – Aranit Baca, 22 vjeç, banues në Piza, i arrestuar nga policia e qytetit të Lukës për vjedhje me thyerje të sendeve në makinat e turistëve, u dëbua nga Italia të mërkurën në mbrëmje.

Në vend të dënimit me burg në Itali, ai u dëbua në Shqipëri si dënim alternativ.

Ndërsa policët po e shoqëronin në tragetin e linjës Bari-Durrës, Araniti i falenderoi policët, që e shoqëronin, sepse në këtë mënyrë ata po i jepnin mundësinë të përqafonte babanë pas vitesh qëndrimi larg shtëpisë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/