Itali, 29 gusht 2014  –  Ardian Shima, 33 vjeç, u arrestua këtë të enjte për vjedhje celularësh nga policia e qytezës së Cezenaticos afër Riminit.

Nga kontrolli trupor, që ushtroi policia, ju gjendën 4 celularë smartphone të vjedhur pushuesve të ndryshëm në plazhin e Cezenatikos (Cesenatico). Këto celularë, Ardiani më pas ua shiste rumunëve dhe marokenëve me çmim të arsyeshëm nga 50 deri në 100 euro.

Ardiani nuk e kishte herën e parë, që vidhte celularë. E njëjta autopatrullë e policisë e kishte kapur me celularë të vjedhur në 3 gusht 2014, po afër plazhit të Cezenatikos.

Pas arrestimit të 3 gushtit ai ishte ndjekur penalisht në gjendje të lirë. Kësaj rradhe pas arrestit ai u dërgua në burgun lokal të Riminit.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/