Tiranë, 29 gusht 2014 – Leka II Zogu, i njohur si princi Leka, duhet t’i paguajë një shumë prej 3.3 milionë eurosh biznesmenit të ndërtimit, Alban Xhillari.

Kjo, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Tiranës.

Leka Zogut dhe biznesmeni Alban Xhillari prej disa vitesh ishin në një process gjyqësor, me objekt zgjidhjen e një kontrate bashkëpunimi mes të dyve.

Padia ishte regjistruar në Gjykatë në vitin 2009 nga Leka Ahmet Zogu, raporton “Panorama”.

Në rolin e paditësit, ai kërkonte zgjidhjen e kontratës së bashkëpunimit me biznesmenin.

Gjatë kësaj kohë, Leka Zogu ndërroi jetë dhe pas rihapjes së gjyqit si palë paditëse u ligjërua trashëgimtari i tij, Leka II Zogu.