SHBA, 29 gusht 2014 – Ndonëse Miley Cyrus e ka fyer mjaft rëndë, Ed Sheeran mendon se ajo është fantastike. Sipas tij, ajo është një këngëtare e talentuar, me një zë potent dhe se shkruan këngë mjaft të mira. 

“Nuk e di pse njerëzit kanë pritur një përshëndetje timen me të saj. Unë kurrë nuk jam takuar me të. Nuk e di çfarë kanë pritur njerëzit. Ajo është artiste fantastike. Mendoj se ajo ka zë të mrekullueshëm dhe shkruan këngë shumë të mira”, ka thënë Sheeran.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/