Durrës, 29 gusht 2014 – Një 17 vjeçar nga Durrësi, E.D., ka denoncuar në polici faktin se dy ditë më parë, dy shtetas të cilët i kanë folur në anglisht i kanë marrë kundrejt pagesës një varkë kanoe me të cilën janë larguar në det dhe nuk janë paraqitur më për ta kthyer.
17 vjeçari, në denoncimin e tij, u ka dhënë efektivëve të rendit edhe karakteristikat e dy shtetasve që i morën varkën. Grupi hetimor është duke punuar për të bërë të mundur identifikimin e dy hajdutëve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





