Durrës, 29 gusht 2014 – Arrestohet në flagrancë 22 vjeçari Maringlen Hima, aksidentoi një të moshuar.

I riu nga Shkallnuri është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi rreth orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme, duke drejtuar në segmentin rrugor Ura e Dajlanit – Plepa mjetin tip Ford Focus me targa AA951JC, ka aksidentuar shtetasin D.T.,  71 vjec, banues në Romanat.

I moshuari ka marrë plagë të rënda nga aksidenti rrugor dhe pasi është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit është nisur më pas për në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

22 vjeçari Hima akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/