Fier, 29 gusht 2014 – Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Fierit. Një person i paidentifikuar ende, ka qëlluar me një pistoletë në drejtim të 49-vjeçarit me inicialet J. K., duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë.
Krimi ndodhi në lagjen “Apollonia”, ku viktima ishte duke pirë.
Nuk dihen ende rrethanat e këtij krimi, nëse atentati ka ardhur pas ndonjë sherri apo ka lidhje me aktivitetin e mëparshëm të të plagosurit. Burime nga policia thanë se nisën hetimet e menjëhershme dhe ngritën postblloqe për kapjen e autorit.
Sipas dëshmive të para, agresori ka hyrë në lokal duke qëlluar mbi 49-vjeçarin me synimin për ta vrarë dhe është larguar me vrap. Ai ka qenë i pamaskuar.
Sipas mjekëve, i plagosuri është qëlluar në kokë dhe ndodhej në situatë kritike për jetën deri pak pas mesnatës së djeshme.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





