Vlorë, 28 gusht 2014  – Në pamjet flimike të servirura nga A1 Report, shumë pak minuta pas shpërthimit që mëngjesin e sotëm i mori jetën një biznesmeni dhe la të plagosur rëndë një vajzë 19 vjeçare duket automjeti ende i përfshirë nga flakët e shkaktuara nga shpërthimi i telekomanduar.

Pjesë nga mjeti tip Mitsubishi me të cilin udhëtonin viktima Isuf Brahimaj dhe 19 vjeçarja Ornela Gjini janë shpërndarë gjithandej në zonën përreth.

Janë qytetarët ata që vijnë të parët në vendngjarje për të ndihmuar personat e përfshirë në atentat, teksa trupi i 19 vjeçares Ornela Gjini ndodhet e shtrirë në tokë pas dëmtimeve të marra.

Ambulanca është vonuar për afro 15 minuta nga shpërthimi i eksplozivit, teksa pas dhënies së ndihmës nga unformat blu 19 vjeçarja transportohet me autoambulancë në spitalin e Vlorës. Pas Vlorës e reja është sjellë në Tiranë, ku është duke u nënshtruar një ndërhyjre të specializuar por gjendja e saj paraqitet në rrezik për jetën.

Pas shpërthimit në zonë është krijuar trafik i rënduar, teksa pak metra më tutje ndodhet 19 vjeçarja e plagosur, ku ka ndalur dhe fuoristrada e drejtuar nga Brahimaj.

Atentati ka shënuar dhe dëme të konsiderueshme në zonë, teksa blutë bëjnë me dije se janë afro 300 gram eksploziv C4 që janë përdorur në këtë krim.