Itali, 28 gusht 2014 – Ishte parë disa herë në detin Adriatik, por asnjëherë nuk ishte fotografuar.
Ekspertët tashmë janë vënë në kërkim të një delfini të rrallë të bardhë, i cili është fotografuar në detin Adriatik, në pjesën e Italisë.
Fondazione Cetacea di Riccione deklaroi se ky është rasti i parë që një delfin i tillë shikohet në Mesdhe, duke konfirmuar se gjendja e tij është e mirë dhe nuk rrezikon.
Mësohet se në të gjithë botën deri më sot janë parë vetëm 20 delfinë të tillë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





