Tiranë, 28 gusht 2014  – Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Serbisë është më i varfri në Ballkan, ndërsa më i pasuri është homologu i tij nga  Mali i Zi, Milo Gjukanoviç.

Të dhënat për pasurinë e liderëve të Ballkanit të publikuara nga BIRN, tregojnë se liderët serbë janë relativisht të varfër, krahasuar me drejtuesit në Bosnje dhe Mal të Zi. 

Sipas BIRN, Aleksandër Vuçiç, kryeministri serb, ka pagën më të ulët dhe më pak prona. Ai thotë se merr vetëm 1 mijë euro në muaj dhe ka një apartament 30 metra katrorë. Vuçiç thotë se nuk ka makinë apo ndonjë kursim. 

Milo Gjukanoviç, homologu i tij në Mal të Zi duket se është më i pasuri. Kështu, ai deklaron një pagë mujore prej 1.130 euro, ka në pronësi një apartament 187 metër katror, një tjetër 170 metër katrorë dhe rreth 1400 metër katrorë tokë. 

Po ashtu ai ka aksione në kompanitë Capital Invest, Univerzitats dhe Global Montenegro. Vjekoslav Bevanda, kreu i Këshillit të Ministrave në Bosnje, ka deklaruar një pagë prej 1.070 euro, një apartament prej 90 metra katrorë dhe një shtëpi verimi, ai nget një Seat Leone dhe ka disa kursime në bankë. 

Të dhënat për pasurinë e Nikolla Gruevskit, kryeministrit të Maqedonisë, tregojnë se ai është më i interesuar në art. Ai merr një pagë prej 1300 euro, ka disa kursime në bankë, por nuk ka pronë në emrin e tij. Megjithatë, ai thotë se ka në pronësi 30 piktura me një vlerë prej 9 mijë euro. 

Zoran Milanoviç, kryeministër i Kroacisë dhe homologia sllovene, Alenka Bratusek, janë mes kryeministrave më të mirë paguar në rajon. Milanoviç merr një pagë prej 2600 euro në muaj, kurse Bratusek merr 4700 euro. 

Ndërsa Milanoviç ka në pronësi një apartament 127 metra katrorë, ai nuk ka makinë apo kursime. Bratusek nga ana tjetër ka një makinë Mercedes, ka në pronësi një apartament 187 metra katrorë, 366 metër katrorë tokë dhe rreth 1 mijë metër katrorë pemishte. 

Ndryshe edhe Kryeministri në largim i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar pasurinë e tij kohë më parë, në Agjencionin Anti Korrupsion. Thaçi ka deklaruar tokë ndërtimi (15.75 ari) në vlerë prej 157 mijë euro. Prejardhjen e kësaj pasuria ai e ka deklaruar nga shitja e shtëpisë në vitin 2008 në vlerë 260 mijë euro. 
Ai gjithashtu ka deklaruar se ka një shtëpi 700 metra katror në ndërtim në vlerë 220 mijë euro, ndërtimin e së cilës ka thënë se po e bën me parat e shitjes së shtëpisë në lagjen Arbëria dhe me një kredi bankare në vlerë 100 mijë euro. 

Thaçi ka deklaruar tokë bujqësore 7 hektarë në vlerë 180 mijë euro, pronë e përbashktë familjare, e po ashtu edhe një shtëpi 80 mijë euro, 250 metra kator, pronë e përbashkët familjare 

Tek pasuria e paluajtshme ai ka deklaruar një makinë passat të bashkëshortes së tij, në vlerë 13 mijë euro. E para të kesh ka deklaruar se ka në NLN 2.035.00 euro, në Raiffeisen 6.800.00 euro. Po ashtu ka deklaruar se ka një kredi në NLB 100 mijë euro me mundësi pagese prej 120 muajsh. 

Të hyrat vjetore të deklaruar nga Thaçi janë këto: Paga e tij në vlerë 17.318.00 euro dhe paga e bashkëshortes në Fama në vlerë 18.000.00. 

BIRN nuk ka publikuar asgjë në lidhje me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.